Shkup, 11 mars – Rrjeti rajonal për promovimin e lirisë së mediave dhe sigurinë e gazetarëve, shpreh solidaritet të plotë dhe mbështetje për gazetarët dhe nëpunësit e medias në Maqedoni, të cilët përballen me presione të vazhueshme duke përfshirë edhe sulmet fizike dhe kërcënimet me vdekje. Veçanërisht shqetëson fakti që në sulmet e koordinuara janë të përfshirë edhe bartës të funksioneve publike dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.
Në katër vitet e fundit në Maqedoni janë regjistruar 44 sulme kundër gazetarëve, prej të cilëve vetëm në vitin e fundit 19. “Derisa Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg konstaton shkeljen e lirisë së fjalës, institucionet e Maqedonisë nuk kanë dënuar asnjë sulmues të gazetarëve”, theksoi Naser Selmani, kryetar i SHGM. Anëtarët e këtij rrjeti rajonal, e cila angazhohet për lirinë e fjalës dhe për sigurinë fizike të gazetarëve, kërkon nga institucionet e Maqedonisë mënjëherë të pengojnë çdo lloj të dhunës kundër gazetarëve dhe mënjëherë dhe në mënyrë efikase të hetojnë të gjitha sulmet e deritashme, respektivisht të zbulohen dhe dënohen aktorët dhe inspiruesit e sulmeve.
Rrjeti rajonal fuqishëm mbështet Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë dhe përpjekjet e saj për mbrotjen e gazetarëve dhe lirisë së fjalës. Njëkohësisht ftojmë organizatat ndërkombëtare të ushtrojnë presion shtesë ndaj autoriteteve maqedone të respektojnë lirinë e fjalës dhe ta garantojnë sigurinë e gazetarëve. Çdo sulm kundër gazetarëve është sulm kundër interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të gjithë qytetarëve.