Të moshuarit protestojnë në Hong Kong

Me bluza të bardha dhe pantallona të zeza, dhe të moshuarit kanë kundërshtuar dhunën e policisë gjatë protestave të fundit, të dielën e kaluar në Hong Kong, ku trazirat e shpërthyera në një qendër tregtare shkaktuan dhjetëra të plagosur dhe arrestimin e më shumë se 40 personave. Manifestuesit u shprehën se dhuna e policisë ishte e tepërt kundrejt të rinjve që po protestonin në mënyrë paqësore.