Të mos stërvitesh për pushime është justifikim, Ronaldo mes palestrës dhe vrapit

Kristiano Ronaldo njihet se është nga ata lojtarë të cilët kanë arritur deri në majë falë punës së përditshme dhe vullnetit për të mos  dorëzuar. Edhe pse sezoni ka përfunduar dhe shumica e kolegëve të tij kanë harruar dietat apo stërvitjet, për t’u relaksuar dhe shijuar në maksimum pushimet verore, ky nuk është rasti i yllit portugez.

CR7, edhe pse me pushime nuk harron t’i dedikohet stërvitjes teksa këto ditë ia ka dedikuar palestrës dhe vrapit. Kristiano Ronaldo duket i motivuar për të përmirësuar veten e tij në sezonin e kaluar, teksa edhe pse sërish shënoi gola me fanellën e Juventusit, nuk arriti të shpallej golashënues në Serinë A.

Një garë ku u mposht nga një veteran si Fabio Kualjarela, megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë nga përgatitjet duket i motivuar për të thyer rekorde të reja, ndërsa synim do të jetë triumfi në Champions League, ku do të udhëheqë Juventusin.