Ministria e Financave në reagimin ndaj kumtesës së sotme të LSDM-së bën thirrje që të mos keqpërdoren ankandet e bonove shtetërore për qëllime të politikës ditore.
Në kumtesë, sipas Minsitrisë së resorit, LSDM po tenton të ndikojë në realizimin e ankandit të bonove shtetërore i cili ende nuk ka filluar.
“Në pajtim me Ligjin për borxhin publik dhe shumën maksimale për detyrim në tregun vendor, kalendari i publikuar për ankande, si dhe në pajtim me ofertën dhe kërkesën e bonove shtetërore me vlerë nga ana e investuesve, Minsitria e Financave sjellë vendim për shumën optimale. Minsitria e Financave udhëheqë politikë përgjegjëse të menaxhimit me borxhin publik i cili nuk është dhe nuk mund të jetë lëndë e manipulimeve ditore politike”, thuhet në reagim.