Bruksel, 19 dhjetor – Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, në një deklaratë për MIA-n, sot kërkoi në emër të Brukselit zyrtar që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe gjykatat të lihen të punojnë të qetë, pa presion dhe pa ndikim politik. “KE-ja i ka vënë në dukje rezultatet preliminare të zgjedhjeve, si dhe rezultatet nga ankesat dhe tani e pret verdiktin nga procesi i ankimimeve. Autoriteteve relevante nacionaliste, përfshirë edhe KSHZ-në dhe gjykatat, duhet t’u lejohet të punojnë të qetë pa presion dhe pa ndikim politik. Ne jemi shumë të shqetësuar për shkak të tensioneve gjatë ditëve të fundit dhe rritjes së retorikës negative. Komisioni i fton të gjitha palët e interesuara që të sillen në mënyrë të përgjegjshme, me qëllim që të përforcohet besimi i qytetarëve në institucionet publike dhe në proceset demokratike”, porositi Kocijançiq. Në vazhdim të mesazhit nga Qeveria joformale e Qeverisë së BE-së, Maja Kocijançiq e përsëriti pjesën nga kumtesa tashmë e njohur e nënkryetares së KE-së, Federika Mogerini dhe eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han, të dhënë një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni: “Me padurim presim formim të shpejtë të parlamentit të ri dhe të Qeverisë së re dhe zbatim të reformave për zgjidhjen e sundimit sistematik të drejtësisë, gjithashtu edhe të Prioriteteve urgjente reformuese, si dhe bëjmë thirrje në implementimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve paraprake politike. Komisioni do të vazhdojë me mbështetje të vendit në procesin e integrimit evropian”, përfundoi zëdhënësja e KE-së.