La Paz, 7 nëntor – Kryetarja e një komune në Bolivi është lyer me ngjyrë të kuqe dhe është tërhequr zvarrë nga protestuesit, që e akuzojnë atë për vdekjen e dy protestuesve antiqeveritarë.
Patricia Arce është tërhequr zvarrë nëpër qytetin Vinto dhe është poshtëruar në rrugë, duke e detyruar të gjunjëzohet dhe të nënshkruaj dorëheqjen,
Një djalë i ri që mbante maskë dhe vazhdimisht bërtiste “vrasës”, shihet se si e dërgon Arce drejt një platforme ku ia presin flokët dhunshëm.
Kujtojmë që Bolivia është goditur nga protesta të dhunshme që nga ardhja në pushtet e presidentit Evo Morales.
Protestuesit e shumtë gjatë të mërkurës kishin bllokuar urën që qon në Vinto, e siç raporton BBC dy protestues ishin vrarë, ku më vonë është konfirmuar se një 20-vjeçar nuk i mbijetoi plagëve të marra gjatë përplasjes me demonstruesit proqeveritar.
VEAN como la oposición de #Bolivia, llena de odio y frustrada por la derrota en las elecciones presidenciales que ganó @evoespueblo, agreden y secuestran a la alcaldesa de Vinto (Cochabamba), Patricia Arce, y queman la infraestructura de la Alcaldía. pic.twitter.com/TcPcGgr1mg
— Javier Alexander Roa (@RoaJavier) November 6, 2019