Shkup, 5 qershor – Kryerja e veprave penale nga persona të rritur gjatë vitit 2016 ka shënuar rënie, ndërkohë që sipas të dhënave të fundit që i ka publikuar Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS), gjykatat e vendit brenda vitit që e lamë pas kanë shqiptuar më pak dënime se vitin paraprak, shkruan gazeta KOHA. Raporti i ESHS i publikuar së fundmi, po ashtu ka konstatuar se për dallim nga viti 2015, në vitin 2016 është regjistruar zvogëlim i denoncimeve të veprave penale të kryera nga persona të rritur për 23 për qind më pak. Ndërsa, kur flitet për gjykatat, thuhet se shqiptimi i dënimeve penale është zvogëluar për 20 për qind. Numri i përgjithshëm i personave të cilët gjatë vitit të kaluar kanë kryer vepra të ndryshme penale, siç thuhet në raportin e punës për vitin 2016 të ESHS-së, ka arritur deri në… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)