Boronica konsiderohet si një ndër frutat më të ushqyeshme dhe me më së shumti përfitime shëndetësore. Megjithatë, ne sot do të tregojmë për të mirat që sjell çaji i boronicës. Çaji i boronicës ndihmon në humbjen e peshës, pasi konsiderohet se ju mban të ngopur për një kohë të konsiderueshme. Disa gota nga çaji i boronicës në ditë, ndihmojnë në sistemin e tretjes dhe ndihmojnë që të largoni toksinat. Sipas një studimi të kryer nga Qendra Kardiovaskulare në Universitetin e Miçiganit, boronicat ndihmojnë në humbjen e peshës. Përveç kësaj, boronicat përmbajnë një masë të lartë të agjentëve për parandalimin e kancerit që ndihmojnë për të largimin e toksinave të rrezikshëm nga trupi. Ushqimi që do të ju ndihmonte për mbajtjen e trupit në formë, është edhe boronica me kos. Një dietë e tillë do të mbante trupin tuaj në formë për nga vitaminat dhe do të forconte sistemin tuaj imunitar.