Mollët janë frutë që konsumohen në të gjitha stinët, e për këtë të mirat e tyre janë të panumërta.
Sigurisht se keni parë njerëz që mollët i hanë pa lëvore ose me të, por ka njerëz që veçmas i konsumojnë vetëm lëvoret, pasi kanë shumë të mira shëndetësore, njofton Klan Kosova, shkruan gazeta Koha.
Molla posedon aftësinë për të ulur presionin arterial sepse përmban flavonoide. Lëkura e mollës mund të ndihmojë rregullimin e hormoneve të lidhura me presionin tuaj të gjakut. Gjithashtu parandalon vasokonstruktimin që mund të sulmojë enët e gjakut.
Përbërësit e tjerë natyrorë që mund t’ju ndihmojnë kundër hipertensionit përfshijnë ekstraktin e lëkurës së mollës, qumështin dhe çajin e gjelbër.
Këtu janë disa përfitime të tjera që ju mund të merrni nga konsumimi i lëkurës së mollës:
-Detoksifikon mëlçinë tuaj
-Ul nivelin e kolesterolit të keq
-Eshtë plot me vitaminë B12 kështu që do t’ju ndihmojë kundër pagjumësisë.
-Ul ethet
-Lufton kapsllëkun dhe diarenë
-Ajo stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut kështu që është e mahnitshme kundër ulçerës dhe gastritit.
-Lëkura e mollës është plot me fosfor kështu që është e mahnitshme kundër problemeve me kujtesën.
Konsumojeni lëkurën e mollës, të pjekur ose të papërpunuar, ajo nuk ka efekte anësore pra përdoreni sa më shumë që të dëshironi!