Ulje të temperaturës të ditës për shkak të erës së përforcuar veriore, paralajmëron DPHM për të mërkurën kur siç kumtoi, priten edhe më shumë reshje. Që nesër do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut, por pasdite dhe vetëm në zonat malore. Në fillim të javës së ardhshme pritet rritje e vranësirave me reshje të përkohshme. Të martën në disa vende do të ketë reshje të shiut të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme me bubullima, posaçërisht në juglindje.