Dibër, 21 shtator – Më 23 shtator, në Ditën e Komunës së Dibrës, do të përurohen bustet e dy kryetarëve historik të qytetit – Sefedin Pushtina dhe Aqif Lleshi. Kështu ka thënë sot për gazetën KOHA, kryetari i Këshillit të Dibrës, Bashkim Mashkulli, ndërsa ka informuar se pas përurimit, do të mbahet Akademi kushtuar dy ish-kryetarëve të cilët në mandatet e tyre, siç thotë Mashkulli, treguan se janë atdhetarë të mëdhenj dhe kishin të njëjtin fat që për shkak të presioneve dhe rreziqeve nga ana e sllavëve, lanë mandatet e tyre dhe vazhduan jetën në Shqipëri. Në Akademi, Mashkulli njofton se do të paraqiten me ligjërata historianët Nebi Dervishi, Fatos Daci dhe Ismet Krosi.
Në aktivitetet kushtuar dy kryetarëve historik do të marrin pjesë historian, politikanë, kryetarë të këshillave dhe të komunave dhe personalitetet të tjera.
Ndryshe, vendosja e dy busteve është miratuar unanimisht nga Këshilli i Komunës Dibër gjatë vitit të kaluar, kur edhe u soll vendimi që Dita e Komunës të jetë pikërisht 23 shtatori dhe jo 8 shtatori siç ishte më parë. (koha.mk/V.S)