Shkup, 12 nëntor – Gjykata sot do të bëjë edhe një tentim që të t’i dorëzojë Nikolla Gruevskit vendimin me të cilin i refuzohet ankesa e tij për shtyrjen e dënimit me burg prej dy vjetëve që është dënuar për rastin “Tenk” të PPS.
Nga gjykata nuk ka paralajmërime se çka konkretisht do të ndërmerret nëse korrieri i gjyqit nuk do të mund ta gjejë atë në adresën sipas letërnjoftimit.
Për ditën e mërkurë është caktuar seancë për lëndën “Titanik” ku Gruevski është i akuzuari i parë dhe nëse ai paraqitet në gjykatë, është e mundur që edhe aty ti jepet vendimi.
Në atë rast, Gruevski ka afat deri në ora 15 të paraqitet në burgun e Shutkës për mbajtjen e dënimit. (koha.mk)