Prishtinë, 19 gusht – Më 21 gusht është paralajmëruar grevë tërëditore në aeroportin e Prishtinës, kumtuan nga Sindikata e pavarur e të punësuarve në atë aeroport.
Nga ana tjetër, aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kumtoi se edhe krahas grevës së paralajmëruar të të punësuarve të gjitha fluturimet mes datës 19 dhe 21 gusht do të realizohen.
Të punësuarit në aeroport sot ishin një orë në grevë. Për nesër është paralajmëruar grevë që do të zgjat nga ora 8 deri në ora 10.(koha.mk)