Nuk mungon as La Liga në Supersport. Në Spanjë është dita e të mëdhave me Realin e Madridit që për të larguar hijet e krizës duhet të mposhtë me çdo kusht Levanten në Santiago Bernabeu në orën 13:00, në mbrëmje do të jetë radha e Barcelonës që do të presë në Camp Nou skuadrën që ka grumbulluar më shumë pikë pas 8 javëve të para, Sevillan që vjen në këtë sfidë pas 4 fitoresh radhazi dhe do të kërkojë të surprizojë edhe Barcelonën. Atletico Madrid ndërkohë udhëton në transfetën e vështirë të Villareal. Los Cholchoneros do të synojnë me çdo kusht suksesin përballë një rivali që endet në fundin e tabelës. Sigurisht që misioni nuk është i thjeshtë, edhe pse në tre transfertat Atletico është larguar me humbje, forma jo e mirë e vendasve padiskutim që favorizon ekipin e Simeones.
Me vetëm 1 fitore dhe 4 barazime në 5 javët e fundit në La Liga Valencia do të kërkojë suksesin ndaj Leganes që momentalisht mban vendin e 17-të në klasifikim me vetëm 7 pikë të grumbulluara. Vendasit janë të detyruar të fitojnë aq me tepër që nuk e kanë shijuar ende suksesin e parë sezonal në stadiumin e tyre.