Marinsat amerikanë kapin kobra dhe pijnë gjakun e gjarpërinjve si pjesë e stërvitjes për të mbijetuar në xhungël. Bëhet fjalë për stërvitjen “cobra gold 2018” një stërvitje e përbashkët ushtarake në provincën Chonburi të Tailandës.
Së paku 6.800 trupa amerikane po marrin pjesë në këtë “stërvitje” gati dyfishi i numri i ushtarakëve që mori pjesë në stërvitje vitin e kaluar. Stërvitja që ka nisur javën e shkuar do të zgjasë 10 ditë.
Ushtarët do të mësojnë si të kapin kafshë të egra përfshi dhe kobrat. Ushtarët që janë pjesë e kësaj stërvitje janë ushtarë amerikanë, tajlandezë.