Çiftet e martuara kanë një rrezik 60 për qind më të ulët të zhvillimit të çmendurisë (demantia). Kështu thotë një studim i fundit ku shkencëtarët zbuluan se të rriturit e vetëm kanë më shumë gjasa të jenë të rrënuar nga sëmundja shkatërruese në moshën e tyre të vjetër. Ata besojnë se gjetjet rezultojnë kështu sepse partnerët e kujdesshëm inkurajojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme – gjë që e zvogëlon rrezikun e çmendurisë. Ndërsa burrat e vetëm janë më të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës dhe depresionit – faktorë të njohur të rrezikut të sëmundjes së çmendurisë, sqaruan studiuesit e Universitetit Loughborough.