Mund të quhet një nga transferimet më të bujshme në botën e basketbollit amerikan dhe atij botëror. Në NBA, një nga evenimentet më të ndjekura në mbarë globin, këtë verë u transferua te Los Angeles Lakers shtatlarti LeBron James. Ai firmosi një kontratë katër vjeçare për shumën totale 154 milion dollarë. Ai u largua nga Cleveland Cavaliers pas një eksperience katër vjeçare dhe tanimë transferohet te Lakers-at për të vijuar karrierën e tij. Kjo është kontrata më e madhe që ka firmosur 34-vjeçari gjatë gjithë karrierës së tij.