Presidenti ukrainas Petro Poroshenko njoftoi të martën se kërkoi paqe me Rusinë, pavarësisht se i akuzonte rivalët e tij në Moskë se po sponsorizonin një kryengritje lindore dhe ndërhynte në punët e brendshme të Kievit.
Luftimet midis forcave të armatosura të Ukrainës dhe milicitë pro-qeveritare në njërën anë dhe grupet separatiste që thuhet se mbështeten nga Rusia nga ana tjetër kanë vrarë më shumë se 10,000 njerëz. Për shkak të tensioneve që ndodhen në muajin nëntor midis forcave ruse dhe ukrainase në ngushticën Kerç, Poroshenko paralajmëroi për konflikt një të afërt, por të martën duket se ai ka zbutur tonet.
“Natyrisht, ne kemi nevojë për paqe me Rusinë. Njerëzit janë të lodhur nga lufta”, i tha Poroshenko audiencës. “Propaganda ruse dhe gënjeshtarët e saj në Ukrainë luajnë pa u lodhur me këtë emocion të dhimbshëm”.