Këto imazhe të tmerrshme tregojnë të vërtetën mizore të tregtisë së mishit të qenve në Indonezi, ku rreth një milion kafshë shtëpiake theren për ushqim çdo vit. Qentë janë rrëmbyer nga shtëpitë, të lidhura, të mbushura me thasë dhe kafaze të vogla. Kafshët transportohen në thertore, ku vriten brutalisht dhe më pas dërgohen për tu përgatitur për shitje. Një pakicë e indonezianëve hanë mish qeni, por ka pasur rritje të popullaritetit që e dëshirojnë këtë mish. Shumë nga qytetarët e Indonezisë kanë organizuar protesta për mizorinë që u bëhet kafshëve. Ndërsa Qeveria ka shprehur shqetësimin se konsumimi i mishit të qenve mund të përhapi ndonjë epidemi. Shumë prej kafshëve janë të vjedhura dhe qentë të trafikuar ilegalisht në fshatarat në të gjithë Indonezinë. Ata janë futur në kafaze dhe thasë, ku qëndrojnë me gojë dhe këmbë të lidhura. Videoja tregon kafshët shtëpiake të gjakosura nga goja dhe këmbët, teksa “shokët” e tyre janë duke u vrarë dhe rrjepur në thertore. Më pas ato merren me kamion duke u shpërndarë në të gjithë tregjet vendase, ndërsa dyshohet se është tentuar të transportohet dhe jashtë kufijve të Indonezisë. Në disa zona, mishi i qenve është ushqim tradicional dhe konsumi i tij shpesh lidhet me festimet familjare, siç janë dasma dhe pagëzimet.