Super agjenti Mino Raiola, ka thënë se Xhastin Klajvert është gati të nënshkruajë kontratë të re me Ajaksin. Holandezi i talentuar ka qenë i lidhur me klube si Mançester Junajted dhe Real Madrid në javët e fundit. “Bisedimet janë duke shkuar shumë mirë, por jam i detyruar që ta mbajë situatën në kontroll me qetësi. Xhastin është djalosh i Ajaksit, me zemër të madhe të Ajaksit dhe ai preferon të qëndroj. Ka shumë interesim për të nga klubet e mëdha. Duhet t’i marrim seriozisht këto oferta, pasi jemi duke biseduar për njërin nga talentet më të mëdha në botë”, ka thënë Raiola për “De Telegraaf”. Cekim, Klajvert ka qenë i lidhur me shuam klube të njohura, ndërsa dëshira e tij e madhe është Barcelona, ku babai i tij ka bërë pjesën më të madhe të karrierës.