Ohër/Strugë, 10 janar – Të kalueshme janë rrugët pothuajse deri te të gjitha vendet e populluara në rajonin e Strugës dhe Ohrit. Shtresa e dëborës në Ohër është 33 centimetra, ndërsa rreth 35 centimetra është edhe në Strugë, informon udhëheqësi i Qendrës për menaxhim me krizat – Ohër, Mitko Temelkovski.
Në deklaratë për MIA-n, ai potencoi se tërësisht është trajtuar rrjeti rrugor lokal në territorin e komunës së Ohrit dhe nuk kanë njoftim nga qytetarët për rrugë të pakalueshme ose ndonjë problem tjetër.
Ekipet e Qendrës për menaxhim me krizat – Ohër, sipas udhëheqësit, janë të gatshëm të përgjigjen në nevojat përderisa ka kërkesë nga komunat.
Në rajonin e Strugës dhe Ohrit dëbora bie pa ndërprerë tashmë ditën e dytë me radhë, ndërsa komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore të vështirësuara.