Himalajet janë mrekullia e natyrës që na kanë mahnitur që nga kohërat e lashta. Malet e saja të mbushura me dëborë, natyrë të pasur dhe bukuri skenike që na lë pa frymë të gjithëve. Por në përgjithësi, kemi harruar dhe anashkaluar një aspekt edhe më të bukur të saj – banorët.
Himalajet e fuqishme ngrihen përtej fushës indo-gagnetike të Indisë Veriore, duke u shtrirë nëpër shtetet indiane të Jammu dhe Kashmirit. E gjithë gjerësia e Himalajeve shërben si shtëpi e më shumë se 50 milionë njerëzve.
Sot, popullata e himalajeve mund të klasifikohet në tre grupe etnike: Aryanë, Mongoloidë dhe Negroidë. Por e vërteta e banorëve origjinalë akoma debatohet. Besohet se vendbanimi i parë në Himalaje filloi në vitet 1500 para Krishtit, kur një fis luftëtar i quajtur “Khasa”, migroi në kufirin e tij perëndimor. Kjo u pasua nga migrimi i njerëzve tibeto-burmanë nga Azia Juglindore në Himalajet Lindore dhe Qendrore në pjesën e hershme të mijëvjeçarëve. Këta njerëz quheshin “Kiratas”. Sidoqoftë, nëse merret parasysh epika hindu dhe puranas, atëherë mund të themi se banorët vendas të rajonit të Himalajeve ishin Kinnarsët, Kiratasit, Kulindsët dhe Kilindsat, me migrimin e mëvonshëm edhe të Darads dhe Khasas.
Në Himalaje është interesante se – secili grup dhe komunitet shoqëror, kanë kulturat dhe metodat e ndryshme speciale për t’u ballafaquar me sfidat e jetës. Dhe ky fakt i ndan plotësisht nga popujt e tjerë. Mirëpo, faktorët e zakonshëm gjeografik nuk i ndajnë popujt edhe aq shumë. Përkundrazi, na tregojnë që shoqëritë janë të ngjashme.
Një aspekt tjetër që qëndron për të gjithë ata që banojnë në Himalaje dhe rrëzat e saj është se ata adhurojnë malin si jetëdhënësin, ruajtësin dhe mbrojtësin e tyre. Të gjitha komunitetet që jetojnë në regjionin e Himalajeve janë të varur nga natyra, janë etnikë të fortë dhe religjiozë. Sidoqoftë, kjo mund të mos jetë plotësisht e vërtetë për ata që banojnë në shkretëtirën e thatë të pyjeve të dendura të shpateve lindore dhe krahëve të veriut, sepse këtu njerëzit janë mjaft të patrembur.
Mirëpo, në përgjithësi, njerëzit që banojnë në Himalaje janë paqësor dhe të dashur. Kjo mund të shihet kur eksplorojmë destinacione të ndryshme të Himalajeve. Mikpritja e tyre e ngrohtë na bën të kuptojmë se ata janë shumë respektuar në ambientin që jetojnë, dhe kushtet e tyre të vështira për jetesë nuk u pengojnë apo prishin gjendjen shpirtërore dhe mënyrën e shijimit të jetës.
Sa i përket profesionit, kategorizohen si blegtorë dhe fermerë të mbijetesës, varësisht nga vendndodhja e tyre specifike dhe kushtet agroklimatike. Shumica e popullsisë Himalaje e mban veten përmes bujqësisë dhe blegtorisë.
Megjithatë, ka pasur disa ndryshime që janë parë në stilin e tyre të jetës me përmirësimet e sistemit të transportit dhe komunikimit vitet e fundit. Dhe modernizimi patjetër që ka ndikuar në sistemet e tyre shoqërore dhe kulturore në një farë mënyre. (Përgatiti: Atdhe Alimi)