Për shumëkënd mund të tingëllojë çuditshëm por një person jeton me 5 gra. Të kesh 5 gra ndoshta nuk është një gjë që mund ta shohësh çdo ditë, por Brady Williams në SHBA, jeton me to dhe jeta e tyre shkon vaj. Të paktën me aq sa kjo familje tregon për mediat.
Si është të jetosh në këtë lloj familjeje? Pra të bashkëjetosh me 5 gra? Fillimisht duhet t’ju themi se ndonëse për shumë njerëz është e papranueshme, ata thonë se janë të lumtur dhe gëzojnë respekt për njëri tjetrin.
Brady dhe 5 shpirtrat e tij binjakë kanë gjithsej 25 fëmijë. Ata festojnë me njëri, tjetrin, kanë një shtëpi të madhe, kanë një jetë plot angazhime dhe gratë janë të lumtura me njëra-tjetrën.