“Të jesh Cristiano Ronaldo, është e mërzitshme”

Kushdo që e lexon titullin, me siguri do të niste të qeshte, por kur lexon të gjithë fjalët e Cristiano Ronaldos, bindesh që ai ka të drejtë. Të famshmit si ai e vuajnë mungesën e privatësisë. Sulmuesi portugez ka folur gjatë për këtë temë.

 

“Të jesh unë, është e mërzitshme. Mirë, në fillim është gjë e mirë. Je i famshëm, lojtar fantastik, fiton trofe, shënon gola, je në ballina të gazetave, në televizione. Por, pas disa vitesh e sheh jetën ndryshe. Bën të dashur, fëmijë, dëshiron pakëz privatësi, gjë të cilën nuk e ke më.

Privatësia ime nuk ekziston. Nëse do kisha rast tani, do paguaja që ta rikthej privatësinë time. Dhe njerëzit thonë: Ah në rregull, por ti je i pasur, ke para, ke shtëpi, ke makina, por nuk është kjo gjithçka. Më besoni, të jesh i famshëm nuk është gjë e mirë.

Advertisements

A e dini se sa herë kam shkuar në park me fëmijët e mi në dy vitet e fundit? Zero. Nëse shkoj, shumë njerëz do afrohen menjëherë. Pastaj do jem nervoz, e dashura ime do jetë nervoze. Nuk mund të shkoj as në një lokal me shokët e mi, sepse as ata nuk do ndihen rehat me mua aty. I mënjajoj gjërat e tilla, sepse njerëzit rreth meje do ndihen më nervozë se sa vetë unë.

Forca ime kryesore është mendja ime. Mendoj se kjo është pika ime e fortë. Të jesh numër një, kërkon shumë punë dhe sakrificë. Talenti nuk mjafton. Nëse nuk e fut 100%, nuk do të arrish nivelin që do.

Nëse jeni dembel, humbni kohë dhe nuk bëni asnjë përpjekje, atëherë kjo do të bëjë një ndryshim të madh, pavarësisht se sa i talentuar jeni. Jam i varur nga fitorja. Unë punoj për të. Unë nuk ndjek rekorde, rekordet më ndjekin mua.”