Personat që janë shëruar pas infektimit nga koronavirusi Covid-19, mund humbasin imunitetin ndaj sëmundjes brenda 6 muajsh. Sipas një studimi të ri, këta persona kanë imunitet ndaj covid për 6 muajsh. Por pas kësaj periudhe, ata nuk janë më imunë ndaj sëmundjes.
Shkencëtarët thonë se mund të riinfektohen sërish, njësoj siç ndodh me gripin e zakonshëm. Në analizë u morën disa pacientë të cilët kishin kaluar sëmundjen e koronavirusit.
Autorja e këtij studimi, Lia van der Hoek nga Universiteti i Amsterdamit, tha se imuniteti mbrojtës kundër Covid-19 është jetëshkurtër. Në këtë studim janë përfshirë edhe pacientë të tjerë të cilët kanë qenë të infektuar me lloje të tjera koronavirusi.