Londër, 14 maj – Numri i shtetasve të vendeve të tjera anëtare të BE-së të cilët janë punësuar në Britaninë e Madhe, në tremujorin e parë të këtij viti është rritur për katër përqind në nivel vjetor, duke arritur rekordin prej 2,38 milionë persona, kumtoi sot Byroja Kombëtare Statistikore. (BKS)
Siç informon DPA, rritja e tillë prej mbi 98.000 të punësuar nga vendet e tjera të BE-së në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, vjen edhe krahas pasigurisë rreth daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni, përcjellë KOHA.
KKS bën të ditur se numri i shtetasve të huaj të vendeve të BE-së të punësuar në Britaninë e Madhe shënon rritje të vazhdueshme në dy vitet e fundit.
Numri më i madh i këtyre të punësuarve vijnë nga Polonia dhe vendet e tjera anëtare të Unionit.
Në tremujorin e parë të këtij viti, shënohet rritje edhe e numrit të punëtorëve të huaj, të cilët nuk vijnë nga vendet anëtare të BE-së. Kështu numri i tyre në nivel vjetor është rritur për 80.000, duke arritur 1,32 milionë. (koha.mk)