Të hiqet nocioni “sfond migracioni” – Raporti i ekspertëve gjermanë

51

Prej 15 vitesh ekspertët e statistikave pyesin për “sfondin e migracionit”. I tillë quhet një person në Gjermani, që nuk ka lindur gjerman. Por edhe nëse babai apo nëna nuk kanë qenë gjermanë të lindur, quhesh qytetar me sfond migracioni. Çdo i katërti gjerman ndërkohë ka sfond migracioni. Sipas “Komisionit të Ekspertëve për Aftësinë e Integrimit” kjo duhet të ndryshojë së shpejti. 24 politikanë e studiues me porosi të qeverisë gjermane kanë diskutuar për dy vite me radhë, se ç’duhet bërë më mirë në një shoqëri me migrantë. Raporti u dorëzua të mërkurën tek kancelarja Merkel. Një seri rekomandimesh: Mes tyre; të hiqet nocioni “sfond migracioni”.

Çaglar: “Fëmijët e mi janë gjermanë”

Në vend të kësaj do të flitet në të ardhmen për të ardhurit dhe pasardhësit e tyre, thotë kryetarja e komisionit, Derya Çaglar. “Në rastin tim do të thotë, unë nuk jam më migrante, por thjesht vajza apo pasardhësja e migrantëve”, thotë Çaglar deputete socialdemokrate në parlamentin e landit të Berlinit. “Fëmijët e mi, që sipas përkufizimit të tanishëm janë me sfond migracioni, do të ishin thjesht gjermanë.”

E ngarkuara e qeverisë e qeverisë gjermanë për integrimin, Annette Widmann-Mauz nga CDU e mbështet këtë propozim. Nocioni “sfond migracioni” përmbledh ndërkohë grupime nga më të ndryshmet, nga ana tjetër ky nocion nuk ka forcën e duhur shpresë. “Kësaj i shtohen 21 milionë vetë që nuk ndjehen të pasqyruar përmes këtij nocioni.” Gati çdo i trei gjerman me “sfond migracioni” ka lindur në Gjermani. Kjo duket sikur ata “kurrë nuk do tëjenë 100% pjesë këtij vendi, sikur ky sfond qëndron gjithmonë në ballë.”

Deutschland Fachkommission Integrationsfähigkeit | Annette Widmann-Mauz und Angela MerkelAnnette Widmann-Mauz dhe Angela Merkel

Raporti ka 14 rekomandime kryesore. Aty kërkohet një politikë më sociale e banimit, më shumë angazhim kundër racizmit dhe kriminalitetit të urrejtjes dhe shanse arsimimi dhe shkollimi për të gjithë. Në një vend me migrantë is gjermania integrimi “është një detyrë e vazhdueshme” që i prek të gjithë, thuhet në raport. Merkel i falënderoi ekspertët për këtë “punë të madhe” që i jep politikës “shumë ekspertizë në punën e saj”. Sipas Merkel “detyra nuk do të jetë e lehtë, sepse për shkak të pandemisë, ne do të futemi në një fazë te tensionuar ekonomike”. Nëse një vend ka probleme ekonomike, të parët që e ndjejnë presionin janë migrantët e sapoardhur dhe ata më pak të kualifikuar”, tha Merkel. Prandaj do të duhet ta drejtojmë më shumë vëmendjen tek tema e integrimit dhe migracionit, theksoi kancelarja.

Corona si lupë

Në një kohë që pandemia ka treguar, se e varur është Gjermania nga migrimi, u shpreh ministri federal i Punës, Hubertus Heil në prezantimin e raportit të ekspertëve. “Këtë e bëri të qartë si në një lupë Corona”: Ne kemi nevojë në shumë sektorë për punonjës të kualifikuar.” Sipas Heil për këtë duhet të shfrytëzohen të gjitha potencialet e forcave të kualifikuara në vend. “Në të njëjtën kohë kemi nevojë për migrimi forcash të kualifikuara nga vendet e treta. Këtë nuk e shohim vetëm tek spitalet apo kujdesi në shtëpitë e të moshuarve. këtë e shohim edhe tek ndërtimtaria dhe shumë sektorë të zejtarisë.”

Deutschland hochqualifizierte Migranten

Që Gjermania është një vend imigrimi, është tanimë konsensus në politikë, ekonomi dhe shoqëri. Në Bnudestag pikëpyetje i vë këtij realiteti partia AfD, partia më e madhe opozitare dhe kërkon të kufizojë fort migracionin. Por edhe mes ekspertëve të komisionit të qevrisë gjermane nuk ka një ujdi të plotë në çështjet e integrimit dge migracionit. Në vjeshtën e vitit të kaluar një anëtar u largua për shkak të mospajtimeve nga komisioni. Në raportin përfundimtar mospajtimi reflektohet në “prononcimet devijuese”. Duket se edhe me nocionin e ri “të ardhur dhe pasardhësit e tyre” disa anëtarë të komisionit nuk janë të lumtur. Ndoshta nocioni i vështirë “sfond migracioni” nuk ka për t’u larguar aq shpejt nga përdorimi gjuhësor.