Ligjvënësit e Kalifornisë kanë dërguar për votim një projektligj që synon ta bëjë shkelje ligji heqjen e prezervativit pa konsensus. Kalifornia pritet të bëhet shteti i parë në botë që e konsideron të paligjshëm heqjen e një prezervativi pa pëlqimin verbal gjatë seksit. Ligjvënësit i kanë dërguar një shkresë guvernatorit të shtetit, Gavin Newsom. Projektligji do të ndryshonte kodin civil, duke i lejuar viktimat të padisin autorët për dëmet: të tilla si një infeksion i transmetuar apo një shtatzëni e paplanifikuar.
“Heqja e një prezervativi pa leje nuk është vetëm imorale, por është e paligjshme”, shkruan Cristina Garcia, anëtare e Asamblesë, në Twitter.
Në nivel global, një në tre gra dhe një në pesë burra kanë qenë viktima të këtij fenomeni. Një studim i vitit 2019 zbuloi se 12% e grave të moshës 21 deri në 30 vjeç raportuan se kishin një partner që e bënte këtë veprim gjatë marrëdhënies. Ligjvënësit e mbështetën njëzëri projektligjin, i cili pret firmën e Newsom. Ky projektligj ka mbështetjen e Projektit të Kërkimit Edukativ Ligjor të Ofruesve të Shërbimeve Erotike, një grup avokatie ligjore, i cili tha se mund të lejojë punonjëset e seksit të padisin klientët që heqin prezervativët pa konsensus, gjatë seksit.