Të hënën Parlamenti nis sesionin e zakonshëm të punës. Në axhendën e seancës plenare të ditës së hënë, janë vendosur dy dekretet e Presidentit Meta, shkarkimi i ministrit të Europës dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe dekreti për emërimin në këtë detyrë të kryeministrit Edi Rama, të dy propozime të shefit të qeverisë, njofton AbcNews.
Të enjten Presidenti Ilir Meta dekretoi Ramën në postin e Bushatit, pasi më herët kishte refuzuar emrin e zv/ministrit Gent Cakaj, si shef i diplomacisë së Shqipërisë.
Opozita ende nuk ka bërë të ditur nëse do rikthehet në Kuvend, pas largimit nga sesioni i jashtëzakonshëm i të mërkurës, me argumentin se nuk iu dha e drejta e fjalës. PD e LSI kanë shpallur vendimin për nisjen e protestave popullore, deri në largimin e kryeministrit Rama.