Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kozias të hënën në Bruksel do të takohet me ndërmjetësuesin Metju Nimic. Këtë sot zyrtarisht e kumtoi MPJ greke, pa hollësi të tjera për takimin. Kozias në intervistën para disa ditëve për televizionin grek Antena nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarit cilat janë linjat e kuqe të Qeverisë Greke në kontestin për emrin. “Të hënën do të shkoj në negociata dhe do të ishte gabim i madh nga ana ime të prononcohen në një paraqitje publike disa ditë paraprakisht”, tha atëherë shefi i diplomacisë greke.