Ditën e hënë në Filarmoninë Nacionale në Shkup, do të mbahet koncert për Derek Han. Këtë e ka paralajmëruar Blerim Grubi në profilin e tij zyrtar në facebook. Ai ka shkruar se më datën 27 qershor, në ora 19:30 në Filarmoninë Nacionale në Shkup, i mirëpresin të gjithë në koncertin e dedikuar artistit të shkuar në amshim Derek Han. Grubi gjithashtu ka bërë thirrje të rezervohen biletat në faqen e tyre: www.derekhantributeconcert.com.
“Dereku një herë tha “Ti nuk e zgjedhë muzikën, por muzika të zgjedhë ty”. Tre koncerte që realizohen në datat 27 qershor, Shkup, 28 qershor, Prishtinë; 5 korrik, Tiranë, së bashku me Filarmoninë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Teatrin e Operës dhe Baletit ne Tiranë”, ka shkruar ai.