Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancan e radhës për diten e hënë, me ç’rast në rend dite do të jenë më se 20 pika, raporton zeri.info.
Kështu ka njoftuar shefi i GdP-së Dardan Sejdiu, i cili ka njoftuar se në këtë seancë do të jenë edhe 5 interpelanca.
“Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 16 prill dhe do të trajtohen diku 26 pika ku janë 5 interpelanca. Vendimi i kryesisë si duket është që interpelnacat të trajtohen me radhë”, ka deklaruar Sejdiu.
Ndërkohe, kryetari i kuvendit Kadri Veseli nuk është deklaruar fare./Zeri