Policia e Kosovës ka arritur në QKUK ku janë dërguar punëtorët e Qendrës së Numërimit dhe Rinumërimit të cilët dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota të ardhura nga Serbia.
KTV raporton se forcat policore nuk po lejojnë askënd që t’i afrohet Klinikës Infektive.
Image
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për KTV-në se Policia posedon informata të tilla për helmim, por për detaje në këtë fazë ka rekomanduar që pyetjet të adresohen në KQZ dhe tek autoriteteve shëndetësore.
KTV-ja raporton se 9 persona janë në infektivë, derisa gjendja e tyre është stabile. Megjithatë, ata janë të shqetësuar.
E edhe në emergjencë ka zyrtarë policorë.
26 persona të helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia – ndërpritet procesi
Image
Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia është ndërprerë rreth orës 11:00 shkaku se punëtorët kanë raportuar për kundërmim nga ta, raporton KTV.
Raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë punuar në numërimin e zarfeve.
Ndërkaq, KTV raporton se ekipet e Emergjencës dhe të Policisë kanë arritur në vendin ku janë duke u verifikuar votat e në të cilën, për shkak të kundërmimit nga zarfet me votat e ardhura nga Serbia, është ndërprerë procesi.
Me kërkesë të Policisë, të gjithë zyrtarët që kanë qenë brenda qendrës janë duke u trajtuar nga ekipet e mjekësisë urgjente.