Shkup, 30 qershor – Analizë për çështjet financiare dhe kadrovike dhe produksionin e servisit publik radiodifuziv për funksionimin më të mirë të të cilit duhet të ndahet të paktën një për qind nga Buxheti, si dhe vetë-rregullimin e mediave pa përzierje të Qeverisë, janë pjesë e përmbajtjes së reformave të propozuara në mediat që i prezantoi sot eksperti evropian Piter Vanhojte, i cili qëndron në Maqedoni për vizitë në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë. Vanhojte, i cili në kuadër të bisedimeve të partive për zgjidhje të krizës politike përgatiti propozim për reforma mediale, në konferencën për shtyp me kryetarin e SHGM-së Naser Selmani, porositi se ka ardhur koha të veprohet dhe të shkohet përpara për reformat mediale. Selmani informoi se me Qeverinë po zhvillohen bisedime që të vendosen në debat publik ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, që SHGM-ja i përgatiti me Këshillin për etikë në media, Sindikatën e pavarur të gazetarëve të Maqedonisë, Institutit për komunikime dhe Institutit të Maqedonisë për Media në bazë të propozimit të Vanhojtes. Konsultimi publik që do ta organizonte Qeverinë për propozimin pritet të fillojë javën e ardhshme, ndërsa për dy javë edhe debat në Parlament. “Si platformë e organizatave të gazetarëve dhe mediale qëndrojmë pas këtij propozimi. Qeveria ka vullnet që këtë propozim ta mbështesë dhe nëse bëhet ashtu nuk kemi kurrfarë dilemë që ta mbështesim në kuadër të mundësive tona që ky proces të lehtësohet me qëllim që këto ndryshime të miratohen sa më shpejtë që është e mundur”, tha Selmani. Sipas Vanhojtes, është e rëndësishme që në konsultime të inkuadrohen të gjithë faktorët relevant. Për të gjithë partitë e opozitës duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-së kjo është mundësi për inkuadrim konstruktiv në dialogun vijues.
“Besojmë se propozimet të cilët tanimë janë në tryezë dhe të cilët dalin nga një proces i gjatë i konsultimeve dhe negociatave para një viti e gjysmë kur u konsultuan të gjithë partitë politike dhe u arrit kompromis i caktuar janë pikë e mirë nisëse. Më vjen mirë që dëgjoj se Qeveria dëshiron ta fillojë procesin me hapje të konsultimeve publike rreth propozimeve të cilat tanimë janë në tryezë. Është e rëndësishme që të inkuadrohen të gjithë faktorët relevant, me ç’rast procesi do të vazhdojë në Parlament. Kur do të ketë zgjidhje përfundimtare do të varet nga shpejtësia e punës së Parlamentit”, tha Vanhojte. Duke e prezantuar përmbajtjen e ndryshimeve ligjore për mediat, njoftoi se pikë nisëse për të gjithë diskutimet rreth servisit publik radiodifuziv duhet të jetë analizë e gjerë e çështjeve financiare, çështjet e personelit dhe produksionit. “Duket se Qeveria pajtohet se duhet të ndahen më shumë resurse që të mund të funksionojë mirë difuzeri publik. Fuqimisht u propozuam që të ndajnë të paktën një për qind nga Buxheti për mbështetje të servisit publik”, theksoi Vanhojte. Lidhur me konceptin e vetë-rregullimit, theksoi se Qeveria nuk është ajo e cila duhet t’i rregullojë marrëdhëniet në media dhe të thotë se kush çka duhet të bëjë. “Ju mes vete duhet t’i rregulloni marrëdhëniet tua, ky koncept duhet të vlejë përgjithësisht në media dhe shpresojmë se me kalimin e kohës do të gjejmë zgjidhje edhe për onlajn mediat. Propozimet që për momentin i kemi nuk kanë sugjerim se si mund të hyni në vetë-rregullim. Propozimi që është për momentin në tryezë gjithashtu nuk ndërhyn në ardhmërinë e agjencive të ndryshme dhe nuk do të ndërhyjë në hollësi rreth subvencionimit të mediave publike ose private përveç që do të përqendrohet në servisin publik”, tha Vanhojte.
Çdo vendim eventual për subvencione ose mbështetje të çfarëdo qoftë mediave, duke përfshirë edhe ato të shtypura, shtoi, duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të qartë, sepse Buxheti momental është i ngushtuar, ndërsa denari mund të shpenzohet vetëm një herë. “Besojmë se propozimi i cili është vendosur në tryezë pasi do të miratohet mund të jetë pikë e shkëlqyeshme nisëse për reformë të madhe të të gjithë mediave”, tha Vanhojte, duke theksuar në nevojën e planit zhvillimor afatgjatë i cili do të duhet të mbështetet edhe në kontributin e të gjithë palëve të involvuara. Kryetari i SHGM-së shfaqi shpresë se Qeveria angazhimin deklarativ për reforma në media do ta konfirmojë me masa konkrete që do t’i ndërmerr në periudhën e ardhshme. SHGM-ja, siç tha, nuk konsideron se me ligje do të zgjidhjen problemet etike në media. Së pari duhet të krijojmë ambient për punë normale të mediave, ndërsa pastaj do të kërkojmë edhe përgjegjësi. Si mediume mos guxoni të kërkoni rregullim, e kuptoj që këtë ta kërkojnë politikanët, por jo edhe gazetarët, me këtë tregojmë dobësi se nuk mund t’i zgjidhim problemet tona”, tha Selmani. Siç potencoi Vanhojte, krahas reformave mediale është e rëndësishme që të mos lejohet mosdënimi i i dhunës ndaj gazetarëve. Kërkon që të ndriçohen 52 rastet me dhunë ndaj gazetarëve, ku, siç tha, bëhet fjalë për sulm të qartë, djegie e hapësirave dhe automjeteve, shkatërrim të pajisjes dhe sulme ndaj anëtarëve të familjeve, ndërsa gjyqësia të ndërmerr masa për rastin me gazetarin Zoran Bozhinovski i cili një kohë të gjatë është paraburgim, ndërsa nuk është nxjerrë para gjykatës.