Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, beson shumë në aftësitë e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka. Francezi theksoi që Xhakës i duhet të mësojë ende rreth Anglisë. Xhaka po kritikohet shumë nga mediat angleze, pas dy kartonëve të kuq që i ka marrë këtë sezon. “Edhe unë kam bërë gjëra që nuk duhej bërë. Ai sapo ka mbërritur këtu dhe ka nevojë të mësojë akoma”. “Ai do të bëhet i matur dhe shpresoj të bëhet një aset i mirë për ne”, deklaroi Henry.