Paris, 22 qershor – Pas gjashtë javëve të mësimit shkollor në kushte të rrepta sanitare për vetëm një pjesë të nxënësve në shkollat fillore, prej sot mësimi sërish është i obligueshëm për të gjithë nxënësit në Francë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Ministri i Arsimit, Zhan-Mishel Blanke pret që në shkolla të kthehen rreth 90 për qind e nxënësve.
Tashmë nuk do të ketë respektim të distancës fizike në kopshte. Nga klasa e parë deri në të pestën distanca prej një metri mes nxënësve tashmë nuk rekomandohet, ndërsa nga e gjashta deri në të nëntën, aty ku është e mundur dhe nxënësit duhet të mbajnë maska.
Kthimi në bankat e shkollës do të zgjasë vetëm dy javë, sepse pas dy javësh fillon pushimi veror.
Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nuk do t’u kthehen bankave shkollore, sepse për ta viti shkollor ka përfunduar. Kthimi në shtator do të jetë i mundur për nxënësit e shkollave të mesme, përderisa për studentët disa fakultete organizojnë mësim të pjesshëm në fakultete-përmes video mësimit gjatë semestrit të parë, ndërsa për të tjerët reprizë e plotë e programit mësimor me prani fizike.