Damask, 14 tetor – Të gjithë luftëtarët sirianë të Shtetit Islamik e braktisën qytetin sirian Raka, qëndresën e dikurshme të këtij grupi në pjesën lindore të vendit, kumtoi sot Observatoriumi sirian për të drejtat e njeriut. “Xhihadistët sirianë e braktisën qytetin Raka me familjet e tyre dhe u nisën në drejtim të panjohur, ndërsa në vijm janë përgatitjet edhe për largimin e luftëtarëve të huaj”, njoftoi Organizata. Paraprakisht, televizioni Al Arabia njoftoi se Raka u lirua tërësisht nga prania e grupit xhihadist, Shteti Islamik. Operacioni për ndërmarrjen e qytetit Raka filloi më 6 qershor.