“Se busca (traidor). Mercenarios fuera de Barcelona, solo jugadores que amen la camiseta”. Kjo është ajo që shkruhet në fletushkat që tifozët e Barcelona-s kanë varur jashtë “Camp Nou”. Teksti është shumë i qartë: “Kërkohet tradhtari.
Mercenarët, jashtë Barcelonës, vetëm lojtarë që e duan fanellën”. Braziliani është një hap larg transferimit te PSGdhe tentativat për ta bindur që të qëndrojë në Katalunjë janë zëvendësuar nga mesazhet e tifozëve të zemëruar.