Mario Sconcerti, gazetari i “Corriere della Sera” dhe një ndër penat më prestigjoze në Itali është munduar që të japë një shpjegim logjik për eliminimin e Juventusit dhe ndoshta për faktin se të luash futboll është një gjë, të fitosh një tjetër…
“Përgjigjia është e thjeshtë. Ajax luan më mirë se Juventusi. Nuk është më i mirë në absolut, por është më shumë modern, nuk ka pasur histori fare dhe as ndeshje…
Përshtypja ime është që mbyllet një epokë. Jo për humbjen, nuk është e para, kompensohet me shumë fitore, por thuajse për mërzi, për një shterim kulturor”. Praktikisht, Juventusi ishte viktimë e vetes dhe e involucionit: “Çfarë është më e keqe nuk është se Juventusi humbi, por në dy ndeshje nuk arriti ta frikësonte asnjë moment kundërshtarin”.
“Ronaldo? Provoi që t’i jepte një gjurmë ndeshjes në një nga 3 topat e prekur, por nuk mjaftoi. Ajaxi dominoi një ndeshje që nuk lindi kurrë”.
Në thelb, futbolli jashtë Italisë zhvillohet, rritet, ndryshon. Ai i Juventusit ka mbetur “stabël”: “Juventusi dhe Italia dalin jashtë sepse të fundit të kanë shtyrë drejt humnerës, duke luajtur një futboll që t’i as që nuk tregove të njohësh. Na leverdis të gjithëve që ta rinisim nga e para”.
“Ishte thuajse e qartë që do të përfundonte kështu, besoj se edhe Allegri e dinte, edhe një nga gazetarët e fundit, por askush nuk pati guximin ta thoshte. Pastaj, në fund të fundit, pse ta thuash? Por, tani hapet një diskutim.
Ndjej aromë për një sezon të përfunduar, i një kohe që bëhet e madhe edhe vetëm në gjykimin e Allegrit. Leverdis ta rinisim, të gjithëve i leverdis”.