Uashington 14 mars – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët e tjerë të personelit diplomatik në Ambasadën e SHBA-së në Karakas, sot e kanë lëshuar Venezuelën, njofton gazeta KOHA.
“Diplomatët amerikanë tani do ta vazhdojnë misionin e tyre nga lokacione tjera, nga ku do të vazhdojnë të ndihmojnë në menaxhimin e distribuimit të ndihmës humanitare për popullin e Venezuelës dhe me përkrahje të pjesëmarrësve nga protestat demokratike të cilët guximshëm i kundërvihen tiranisë”, ka thënë Pomepo.
Stejt Departamenti i SHBA-së të hënën paralajmëroi se gjatë javës do të tërheq edhe diplomatët e tjerë nga Venezuela me sqarimin se “prania e tyre paraqet kufizim të politikës amerikane” në vend. (koha.mk)