Të gjithë bashkë do të kontribuojnë në afirmimin e letërsisë kombëtare .Ky bashkim u bë,në kryeqytetin e trojeve shqiptare në Prizrenin e datave historike,ku u mblodhen nga të gjitha trojet shqiptar poetet,shkrimtaret dhe e themeluan BSHSHSH .Tani kur u mor vendim nga themeluesit e BSHSHSH që të organizohet Manifestimi Solemn për ndarjen e çmimeve më të mire të vitit 2017 si në roman,liber me tregime,liber poetik,komedi,dram,vepër shkencore,vepër historike,gazetar i kultures dhe personalitet që ka kontribuar në zhvillimet kulturore, këto çmime vjetore përë vepër jetësore.U bënë të gjitha pregaditjet që ky event madhështor do të mbahet më 23 dhjetor 2017-të në Amfiteatrin luksoz të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, falë donatorëve N.T.SH LENTI&SI,getBulding pronar i së cilës është Ramiz Sopaj dhe Hotel Restaurant “UNIVERSI” Vërmicë pronari i saj Salajdin Fanaj.
Tani kur të gjitha punet u kryen dhe u dha drita e gjelbërt u mbajt një takim pune me kryetarin e BSHSHSH z.Reshat Sahitajn , me Ramiz Sopajn kontributëdhënës dhe anëtar si dhe Aziz Bytyçi,anëtar I BSHSHSH dhe njëherit gazetar i Kombetares Bota Sot. Gjatë këtij takim pune të ngjeshur dhe të arritur në finale për mbajtjen e këij Manifestim madheshtor nga gazetari i Kombetares Bota Sot iu shtruan dy pyetje kryetarit të BSHSHSH njëherit ambasadarit të letrave shqipe z.Reshat Sahitajt.
Tani më, ky event madhështor , që po bëhet në qytetin e lashtësisë,në qytetin e kulturës dhe në kryeqytetin e të gjitha trojeve shqiptare , pikërisht çfarë do të thoje t’i, sepse vertet po ndodhë një mrekulli ku nga të gjitha trojet shqiptare vinë krijuesit e letrave shqipe për t’i dhënë jehon këtij eventi historik që do ndodhë në qytetin e datave historike , a po i kthehet name këtij qyteti që akoma në këtë lloj Manifestimi nuk është mbajtur,a do të thot se po ndodhë bashkimi ,z.Reshat Sahitaj . Po këtu në këtë qytet antik, në këtë qytet të lashtësisë dhe të kulturës , ku burrat e kombit u mblodhen dhe kuvenduan për ta bërë Shqipninë më vehte në shtëpin e shejtë të kombit shqiptar në rezidencen e LSHP , po e bëjmë këtë event madhështor duke u mbledhur të të gjithë krijuesit nga të gjitha trojet shqiptare në këtë qytet arkitektonik të mbrojtur nga UNESKO.
Prizreni është qytet romantik që i përngjanë Romanit “URA E DASHURISË” e Majkëll Xevaku “URA E PSHËRËTIMAVE”.Andaj shpresojmë se nga Prizreni do të ketë jehonë të bashkimit të të gjithë shqiptarëve,pra do të ketë jehonë kombetare dhe ndërkombetare.Ndër të tjera z.Sahitaj tha se, Prizreni është penda ku ka dhënë intelektual më të shquar të kombit shqiptar si Ymer Prizreni,Bekim Fehmiu e Sefo Bejto Krasniqi.Pra kjo do të mbetet në histori ku për here të pare bashkohen të gjitha Shoqatat e shkrimtarëve shqipëtarë, të të gjitha trojeve shqiptare në kryeqytetin historik të shqiptarisë në Prizren.
Qëllimisht e kam zgjedhur qytetin e Prizrenit për shumë arsye,arsye kjo për të aktivizuar individ me vlera të mirfillta artistike të cilët janë të ngulfatur nga klanet e ndryeshme letrare.Ne nuki jemi klan ne jemi të hapur për të gjithë krijuesit shqiptar të të gjitha trojeve e veqmas për Prizrenin,se ky qytet e meriton,ky qytet ishte kryeqytet historik , tani do të mbetet edhe kryeqytet i Letërsisë, e gëzofshim.
Pyetja e dytë ishte.Ka kohë që në Prizren nuk janë mbajtur kësi lloj Manifestimi madhështor, ku falë angazhimeve tuaja duke e themeluar BSHSHSH arritet ta finalizoni që të mbahej ky Manifestim dhe pse mu në Prizren.
Z.Reshat Sahitaj , thotë :-Prizreni dikur në kohën time të rinisë ka qenë qytet që ka rrezatuar kultura në mbarë Kosovën, mjafton të permendim regjisorin më të njohur shqiptar Sefo Bejto Krasniqin i cili u shpërblye si regjisor më i mire i Festivalit Jugosllav të asaj kohe për Teatër, pastaj u shpall më i mire në Festivalin e Ohrit të Radio Dramës , pastaj Bislim Muçaj u shpall regjisori më i mire i filmit televiziv në tërë Jugosllavinë , në 1979 i dramës “SVINGA E GJALLË”.Pra sot arritem falë donatorëve që dhanë kontributin e tyre që ky eveniment të realizohet dhe të mbahet ku përpos krijuesve pritet të marrin pjes nga e gjithë trojet shqiptare,politikaj,diplomat,ministra,profesor e qytetar.Në Shoqatën tone vlersohet kontributi i çdo individi dhe i çdo personaliteti,nëse vazhdojmë në këtë trend Kosova dhe viset tjera etnike do të kenë sukses jo vetëm në fushën e letersisë por edhe në sektoret tjera,përfundoi kryetari i BSHSHSH, Reshat Sahitaj.