Shkup, 16 nëntor – Me leximin e sms-ve dhe mesazheve në viber midis pjesëmarrësve “të së enjtes së përgjakur” sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Seanca filloi me leximin e ekspertizës së telefonit celular të dëshmitarit Sashko Kocevski, i obliguar për votimin elektronik në Kuvend, e që ka të bëjë me sms mesazhe, komunikim në fejsbuk dhe në viber në periudhë prej marsit deri në prill 2017.
Në gjykatë të pranishëm janë të gjithë 32 të akuzuarit, përveç i akuzuari Sasho Markovski për të cilin procedura ishte veçuar.
Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.
“Në sms mesazh nga Vesna Gergoska më 12 mars Kocevski pranoi mesazh “paraqituni sipas listave edhe atyre aktiv edhe atyre pasiv që nesër të dalin. Sonja”, ndërsa të nesërmen i shkruan “gjatë protestave në autobusët e NQP nuk do të ketë kontrolle dhe mund të vini pa bileta, ndërsa në të njëjtën kohë edhe nga NP Parkingu i Qytetit nuk do të ketë kontrolle dhe karrotrec” dhe “nesër në orën 16:00 para Muzeut të VMRO-së Për Maqedoninë bëhet fjalë”, “ju lutemi në masë sa më të madhe pasi është e mundur hyrja e LSDM-së në Kuvend”, janë një pjesë e komunikimeve me SMS që i lexoi Trajçevska.
Nga komunikimi me sms në telefonin e Kocevskit shihet se si ai vazhdimisht ka marrë udhëzime nga Gergoska për organizimin e anëtarësisë për protestat para Kuvendit, Qeverisë, PPS dhe para ndërtesës së BE-së, në ç’orë të dalin, ku të nënshkruhen dhe çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë duhet të mbajnë, madje edhe kërkesa të japë njerëz me emër dhe mbiemër të cilat mund të jenë 24/7 të lirë.
“Më 27 prill merr porosi “sot në të njëjtën kohë para Muzeut të VMRO-DPMNE-së”, “ju lutemi personat për situata intervente dhe të gjithë të tjerët informoni që të jenë të gatshëm në çdo moment të mund të japim udhëzime. Ju lutem për seriozitet”, “ju lutem për masivitet”, “të gjithë anëtarët të vijnë para Kuvendit TANI ËSHTË MOMENTI”, janë një pjesë e sms porosive të ditën kritike.