Shkup, 29 tetor – Gjithsej shtatë zyrat e Avokatit të Popullit sot, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale janë hapur për qytetarët, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Prej orës 7:00 deri në ora 19:00 do të jenë të hapura shtatë zyrat në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë , Tetovë dhe në Shtip. Përveç personalisht, në zyra qytetarët parregullsitë zgjedhore do të mund t’i paraqesin edhe në këto numra telefonike: zyra në Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367, Manastir: 047 242-310, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Strumicë: 034 329-996, Tetovë: 044 344-082 dhe Shtip: 032 389- 701. Avokati i Popullit edhe një herë e thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës së shprehjes së lirë së vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejta fundamentale të njeriut, që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndoshë demokratike. Në këtë drejtim, Avokati i Popullit apelon deri te të gjithë, e posaçërisht deri te organet kompetente, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë për zbatimin e zgjedhjeve, ku votimi do të zhvillohet lirshëm dhe papenguar, në pajtim me ligjin dhe në mënyrë konsekuente të respektohen të drejtat e njeriut.