Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq deklaroi sot në Varazhdin se të gjitha shtetet, të cilat duan të jenë anëtare të Bashkimit Evropian duhet t’i përmbushin kriteret dhe se nuk sheh pse atë nuk do të mund të jetë edhe Serbia. Kitaroviq e komentoi bllokimin e kapitullit 26 në negociatat me Serbinë, duke thënë se nëse ndonjë shtet dëshiron të jetë anëtare e BE-së duhet ta kalojë të njëjtën që e kanë kaluar vendet e tjera anëtare. “Kroacia duhej t’i përmbushte të gjitha kriteret, patëm shumë vështirësi, pati bllokime, të cilat i konsideruam si të padrejta, për në këtë rast bëhet fjalë për kritere, të cilat është lehtë të përmbushen: Nuk shoh për çfarë arqye Serbia atë nuk do të mund ta përmbushë”, tha ajo. Kroacia e bllokonte hapjen e kapitullit 26, ndërsa kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas paralajmërimit se do ta braktisë Brukselin dhe se sot nuk do të marrë pjesë në Konferencën ndërqeveritare, nëse Kroacia nuk e tërheq bllokadën, mbrëmë u nis për në Beograd. Vuçiq mbrëmë deklaroi se mjaft ishte nga “keqtrajtimi kroat”.