Shkup, 8 tetor – Dy partitë kryesore në pushtet LSDM dhe BDI po vazhdojnë bisedimet me deputetë të opozitës për të marrë përkrahjen e tyre lidhur me votimin ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes për emrin.
Bisedimet që po mbahen të mbyllura për opinionin, do të dihet nëse kanë rezultuar me sukses apo jo deri në fund të javës së ardhshme. Votimi i ndryshimeve kushtuese është jetike për kryeministrin Zoran Zaev andaj siç mëson gazeta KOHA në rrugë jozyrtare, nëse rast se nuk mund të garantohen votat e nevojshme deri në fund, Zaev do të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e ngërçit politik.
Kjo pasi shkuarja në zgjedhje nuk po shihet si opsion i mirë dhe që mund të dalin mirë deri në 81 vota edhe në rast se shkojnë me lista të përbashkëta. Në këtë pikë nëse veprohet në mënyrë të një anshme, pra të shpërndahet Parlament pa mos i plotësuar… (shkruan në numrin e sotëm gazeta KOHA)