Shkup, 16 tetor – Përveç përfaqësuesve të SHBA-ve dhe atyre të OSBE-së, në seancën ne fundit gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit, ku rrëfimin e tij e dha dëshmitari i rrezikuar “C-1”, nuk ishin prezent mediat, shkruan gazeta KOHA. Në arsyetimin e këtij vendimi gjykatësja e lëndës Dobrilla Kacarska, tha se opinioni nuk lejohet ta përcjell deklaratën e dëshmitarit të rrezikuar për shkak të sigurisë dhe rrezikut të zbulimit të identitetit fshehur.
Ndërkohë, palëve prezentë në sallë siç janë avokatët dhe përfaqësuesit tjerë, gjykatësja Kacarska, ku bëri me dije që të përmbahen nga shpalosja e çfarëdo detaji nga rrëfimi i dëshmitarit të rrezikuar, përndryshe do të përgjigjen penalisht.
Prezantimi i dëshmitarit “C-1”, në rastin e 27 prillit ishte prova e fundit e Prokurorisë publike për krim të organizuar, nga kategoria e dëshmitarëve, me çka prokurorja e lëndës Villma Ruskoska e përmbylli një pjesë të prezantimit të dëshmive kundër… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)