E ngritur midis hapësirës nga Urra e Gurit deri në Bit Pazar dhe nga Kalaja e deri te lumi Serava, Çarshia e vjetër e Shkupit gjithmonë ka qenë tërheqëse për sytë e të gjithë shkrimtarëve dhe vizitorëve të Shkupit si në të kaluarën ashtu edhe sot. Çarshia e vjetër e Shkupit çdoherë ka qenë zgjidhja e vërtet për shëtitje kur dëshironi të ikni nga jeta modernë. Aty sikur koha ka ndaluar, dyqanet për rroje duken sikur pjesë e një filmi i regjistruara në shekullin e kaluar, me karrige të vjetra berberi, fotografi të zbehura të varura në mure dhe pasqyra të vjetra, por gjithmonë me mjeshtër të qeshur të cilët në çdo kohë janë të disponuar për muhabet. Çarshia gjithsejtë numëron 2.150 dyqane, dhe aty ka dyqane të llojllojshme, rrobaqepës, rrojtore, argjendar, dyqane të ndryshme zanatesh dhe për suvenir. Dyqanxhinjtë para dyqaneve të tyre i kanë nxjerr të gjitha zbukurimet me motive maqedonase, shqiptare dhe turke, ku menjëherë të bie në sy multietnititeti që njëherazi është karakteristikë e Çarshisë së vjetër. Derisa shëtisnim aroma e çajit të nxehtë dhe tullumbave të freskëta ndjehej në gjithë çarshinë. Celulari ynë Samsung Galasksi S8+ me sukses arriti të kap të gjitha këto momente të përditshmërisë së Çarshisë së vjetër të Shkupit. Tregimi për bukuritë e Çarshisë së vjetër të Shkupit përmes fotografive kombinuar me të reshurat e shiut paraqiste një sfidë të vërtet për neve. Dhe më celularin resistent ndaj ujit Samsung Galaksi S8+ dhe opsionit HDR, fotografitë nga kjo shëtitje e mrekullueshme duken si panorama. Koha e kaltër dhe më shi nuk ishin aspak pengesë për kamerën e këtij celulari të mençur që t’i regjistroi të gjitha ngjyrat e Çarshisë së vjetër të Shkupit.