Të Gjelbrit gjermanë në PE me kritika për Veberin për shkak të Maqedonisë

Bruksel, 14 janar- Grupi i Partisë së Gjelbër gjermane në Parlamentin Evropian i bëri thirrje Manfred Veberit, kandidatit të Partisë Evropiane Popullore (EPP) për kryetar të KE-së, që ta përkrahë Marrëveshjen e Prespës.

Manfred Veber, i cili para pak kohe u transmetua nga mediet evropiane Euroaktiv se e përkrah Marrëveshjen e Prespës, menjëherë më pas e përgënjeshtroi deklaratën dhe tha se se e përkrah plotësisht opozitarin grek Kiriakos Micotakis dhe se ka mirëkuptim të plotë për “ndjeshmërinë greke” rreth çështjes për emrin.

Kjo deklaratë shkaktoi pakënaqësi në disa parti politike në Parlamentin Evropian para së gjithash tek partia e të Gjelbërve.

Eurodeputeti gjerman nga ky grup parlamentar dhe zëdhënës i të gjelbërve gjermanë në PE sot lëshoi një njoftim në të cilin sjelljen e Veberit e karakterizon si të papërgjegjshme dhe të dobët.

“Veber e vendos lojalitetin kundrejt grekëve Demokristianë para së gjithash, edhe mbi të ardhmen e Maqedonisë në Evropë”, shkruan Gigold.

Sipas tij, sjellja e Manfred Veberit nuk i përngjan një njeriu i cili dëshiron që të bëhet kryetar i Komisionit Evropian.

Veber është kandidati zyrtar i EPP-së në zgjedhjet e ardhshme evropiane për këtë funksion.

“Angela Merkel e përkrah Aleksis Cipras dhe forcat pro-evropiane në Maqedoni. Veber dhe EPP duhet që të bëjnë të njëjtën gjë “, citohet në reagim.

Për Gigold qëndrimi i Demokracisë së Re është “populist dhe jo largpamës” kur e sulmojnë qeverinë e Ciprasit për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë.