Bruksel, 29 shtator – Shefi i partisë së Të Gjelbërve evropianë, Rajnhard Butikofer konsideron se nuk guxon të pengohet vendimi për datë për negociata me Maqedoninë e Veriut duke pasur parasysh përparimin e madh që e realizoi vendi, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Ky është qëndrimi i grupit të Të Gjelbërve evropianë në Parlamentin evropian, kryetari i të cilëve, Butikofer dje u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani.
Ai në deklaratë për MIA-n porositi se Të Gjelbrit kanë qëndrim “shumë të qartë” lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut, si dhe lidhur me përmbajtjen e Bullgarisë për shkak të mospajtimeve bilaterale.
“Dëshirojmë korniza negociuese me Maqedoninë e Veriut të harmonizohet sa më shpejtë. Populli në Maqedoninë e Veriut pret me durim tashmë një kohë të gjatë, ai dha mbështetje për hapa të rëndësishëm dhe të guximshëm, hapëron në kuptim ë caktuar pa precedent, që të ndihmohet hapja e dyerve drejt inkuadrimit formal të Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane të kombeve”, deklaroi Butikofer.
Lidhur me memorandumin bullgar, dërguar vendeve anëtare, në të cilin kërkohet zgjidhje e mospajtimeve të caktuara bilaterale para se të miratohet korniza negociuese, shefi i Të Gjelbërve deklaroi se kjo “nuk ndihmon”.
“Vështirësitë të cilat u paraqitën kohë më parë duhet të tejkalohen. Nuk besojmë fare se do të ndihmonte të sillet në pikëpyetje përmbajtja e Marrëveshjes së Prespës dhe Fryma prespane. Unë jam optimist se së shpejti do të arrihet unanimiteti rreth kësaj çështje”, theksoi Rajnhard Butikofer në deklaratë për MIA-n.