Janevski paralajmëron strategji të re, ndryshime në Program në drejtim të modernizimit të veprimtarisë, udhërrëfyes të ri, pak më ndryshe “Shijet e Maqedonisë”, vizitë të gazetarëve nga CNN, BBC dhe Neshënëll xhiografik…
Shkup, 21 prill – Maqedonia si destinacion turistik ende nuk mund t’i mbajë mysafirët. Numri i tyre shënon rritje, por gjatësia e qëndrimit po zvogëlohet. Duhet të punojmë në mënyrë më moderne, në mënyrë bashkëkohore, të ofrojmë prodhim plotësues turistik, të kapim hap me mënyrën e re, elektronike të promovimit, ta ndryshojmë modelin e subvencionimit dhe ta ngremë nivelin e vetëdijes për pagesë të taksës turistike.
Siç thotë drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, Lupço Janevski në intervistë për MIA-n, duhet të sigurojmë më shumë nga ajo që presin turistët. Sektori turistik fillon të zgjohet në këtë sferë, ndërsa për Ministri të Turizmit ende nuk jemi të pjekur.
Sipas Janevskit, ka turistët të cilët sapo kuptojnë se çka është Maqedonia, disa nuk e kanë idenë se ku është. Të atillë ka nga gjithkund, përveç nga Ballkani, ndërsa holandezët për të cilët shpesh ankohemi se jashtë pensioneve nuk shpenzojnë, nuk janë të varfër, por oferta jonë është e varfër për ta dhe për tregun e tyre.
“Shumë ngadalë po rritemi në të ardhurat e drejtpërdrejta turistike. Duhet të ofrojmë prodhim plotësues turistik, çdo ditë të krijojmë përmbajtje plotësuese. Subvencionet, madje, në këtë formë siç janë tani, dhanë efekt, por modeli duhet të ndryshojë. Drejtimi duhet të jetë sektori turistik i Maqedonisë. Do të japim më pak subvencione, por më efikase, të cilët do të jenë për lëvizje të sektorit turistik të Maqedonisë. Kjo është baza që duhet ta bëjmë”, thekson Janevski.
Janevski paralajmëron strategji të re, ndryshime në Program në drejtim të modernizimit të veprimtarisë, udhërrëfyes të ri, pak më ndryshe “Shijet e Maqedonisë”, vizitë të gazetarëve nga CNN, BBC dhe Neshënëll xhiografik…
Sivjet pret numër më të madh të turistëve për 10 – 15 për qind. Parashikon se polakët do të jenë 50 për qind më të shumtë dhe se do të gjenerojnë që për 70-80 për qind të rritet numri i bujtjeve.
Sivjet target i Maqedonisë është Evropa, ndërsa në bashkëpunim me Serbinë dhe Malin e Zi tanimë është iniciuar krijim të prodhimit të ri – “Rruga e vranecit”, posaçërisht i dedikuar për tregjet lindore dhe shitje të rajonit si një destinacion turistik.
Agjencia vlerëson edhe se Rumania është treg interesant, për çfarë edhe mendon ta zhvillojë. Drejtori Janevski u përqendrua edhe në vizat kineze. Thotë, duam që të hiqen, ndërsa nuk e shohim realitetin tjetër, se nuk kemi ciceronë në gjuhën kineze.